Çfarë po ndodh mes Evës dhe Genarit? Moderatorja harron të urojë të dashurin në rrjetet sociale – AlpeGossip
Çfarë po ndodh mes Evës dhe Genarit? Moderatorja harron të urojë të dashurin në rrjetet sociale

Çfarë po ndodh mes Evës dhe Genarit? Moderatorja harron të urojë të dashurin në rrjetet sociale

Gënar Topalli festoi sot 23 vjetorin e lindjes së tij. Ishte nëna e tij, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila në një postim në rrjetin social “Facebook” ka uruar djalin e saj.

“Ky fëmija i vogël në foton e parë, sot bëhet 23 vjeç. Është njëlloj i dashur si i vogël, gjithë humor si shkodran i vërtetë, por tani edhe me më shumë përgjegjësi. Për mamën (si për çdo nanë në botë) mbetet fëmija që me ëmbëlsinë e tij me gëzon ditën e jetën”, shkruan Topalli.

Por ka diçka që mungon! Urimi i së dashurës së Genarit! Moderatorja sportive Eva Murati nuk ka preferuar të postojë asnjë urim për të dashurin e saj, duke ia dedikuar hapësirën në rrjetet sociale daljes së saj në emisionin e “Champions League”.