“MUND TË KISHA NOMINUAR ILIR-DONALD-ARJOLA…”/ Arbër Sulstarova: Prisja që të dilte… – AlpeGossip
“MUND TË KISHA NOMINUAR ILIR-DONALD-ARJOLA…”/ Arbër Sulstarova: Prisja që të dilte…

“MUND TË KISHA NOMINUAR ILIR-DONALD-ARJOLA…”/ Arbër Sulstarova: Prisja që të dilte…

Arbër Sulstarova ka folur për herë të parë për nominimin e tij të famshëm Beatrix-Donald-Einxhel, që është komentuar shumë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë.

I ftuar në emisionin “Fan Club”, tenisti i njohur u shpreh se ka logjikuar fort dhe mund të kishte çuar edhe “Arjola-Ilir-Donald”.

“Mendoj se e logjikova shumë fort. Duke qenë se Donaldi ishte shumë shok me Dagz, kjo treshe do të ishte më e fortë dhe publiku do kishte zgjidhje. Mund të kisha çuar, Monikë-Arjolë-Iliri, ose Ilir-Donald-Arjolë. e Mund të bëja edhe me të rinjtë, por zgjodha ndryshe”, tha Arbëri.

“Mund të kisha nominuar Arjola-Ilir-Donald ose…”/ Arbër

I pyetur nëse priste që të dilte Trixa, Sulstarova u shpreh se “po”.

“Patjetër që prisja të dilte Trixa, është diskutuar shumë. I kam thënë Trix ‘si je?”. I kam thënë edhe Einxhel. Nuk kam dhënë asnjë informacion për mendimin tim. Unë dija që Beatrix është emocionale, më shumë se të tjerët. Nuk duhet të gjykohem vetëm unë për informacionet që jepen”, tha Arbëri.