“KAM PRITUR TË JEM FINALISTE”/ Egzona rrëfen eksperiencën në BB VIP: Me Arjolën kemi njohje nga jashtë – AlpeGossip
“KAM PRITUR TË JEM FINALISTE”/ Egzona rrëfen eksperiencën në BB VIP: Me Arjolën kemi njohje nga jashtë

“KAM PRITUR TË JEM FINALISTE”/ Egzona rrëfen eksperiencën në BB VIP: Me Arjolën kemi njohje nga jashtë

Egzona Rafuna ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E ftuar në studion e “Fan Club”, ajo u shpreh se ka menduar se mund të ishte një nga finalistet.

Moderatorja nga Kosova u shpreh fillimisht se kur ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka hyrë me mendimin e vetëm se gjithçka ka pasur menduar jashtë, ti hidhte poshtë, ta niste nga zero.

“Doja të kisha raport personal, dhe jo nga opinionet që kisha për ta nga jashtë. Unë kam pas ndjenjë negative nga banorët edhe pse nuk më kanë folur. Fillimisht të gjithë banorët ishin entuziastë, por jo të gjithë e pritën mirë lajmin se janë edhe 5 banorë të rinj. Fillova të urrej termin ‘banorë të rinj” brenda shtëpisë”, tha Egzona.

“Kam pritur të jem finaliste”/ Egzona rrëfen

Kjo e fundit u shpreh se ka pritur që Arjola ta priste pak më mirë, pasi njiheshin edhe nga jashtë.

“Me Arjolën kemi njohje nga jashtë, jo shumë në regata miqësore, por mjaftueshëm për të mirëpritur një banor të ri. Kam pasur një intervistë me të në emisionin tim. Pritshmëri nuk kam pasur nga Meridiani që të më priste aq mirë, befasuese ishte edhe Iliri”, tha ajo.

Por Egzona shtoi më pas se e ka parë veten në finale, por kur u tha se janë 4 banorë, ka ndryshuar mendim.

“Kam pritur të jem një finaliste, por kur thanë se janë katër finalistë atëherë ndryshova mendim. Jam befasuar me arsyetimin e banorëve të vjetër se kanë qenë 100 ditë. E ku është problemi?”, tha ajo.