E PAPRITUR/ Moderatori shqiptar puth të ftuarën në buzë në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Moderatori shqiptar puth të ftuarën në buzë në mes të emisionit (VIDEO)

E PAPRITUR/ Moderatori shqiptar puth të ftuarën në buzë në mes të emisionit (VIDEO)

Një prej personazheve më të komentuar të “Aventurierët” dhe “It’s My Love”, Kri Gorasi, ishte e ftuar në emisionin “Expuls” në “RTV Ora”, të moderatorit të njohur Ronaldo Sharka.

Situata dukej e qetë deri në momentin që Ronaldo dhe e ftuara i kanë lënë të gjithë me gojë hapur, kur papritur kanë shkëmbyer një puthje në buzë.

Teksa moderatori prezantonte vajzën e cila iu afrua pranë, ata ndanë një moment intim me njëri-tjetrin që solli reagime të shumta në publik.

Të shumtë ishin ata që s’i pëlqeu kjo puthje në televizion, ndërsa një pjesë tjetër u habit dhe u bë kurioz për raportin e dyshes jashtë kamerave.

Shpeshherë, personazhe të showbiz-it ngacmojnë publikun me gjëra të tilla për show, por asnjëherë nuk është përjashtuar mundësia se gjëra të tjera mund të “fshihen” jashtë ekranit.

Momentalisht, puthja e tyre është më e komentuara e rrjetit, ndërsa asnjëri s’ka dashur të prononcohet lidhur me atë që ndodhi.

Intervista në “Expuls” ka shkuar siç duhet, ndërsa duhet ta pranojmë se vëmendjen më të madhe e ka marrë minuta e puthjes.

VIDEO