PASI TAKOI BABAIN NË SPITAL/ Einxhel kurioze: Çfarë mendon ai për Dagz-in – AlpeGossip
PASI TAKOI BABAIN NË SPITAL/ Einxhel kurioze: Çfarë mendon ai për Dagz-in

PASI TAKOI BABAIN NË SPITAL/ Einxhel kurioze: Çfarë mendon ai për Dagz-in

Pas ndërhyrjes në krah dhe pasi mjekët konfirmuan se Einxhel Shkira mund të vijojë sërish lojën në “Big Brother VIP”, ajo është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët janë kujdesur për të në çdo moment dhe kanë qëndruar me të në dhomën e gjumit që t’i bëjnë shoqëri.

E teksa i duhet që të qëndrojë e shtrirë në krevat, banorët më shumë kalojnë kohë në dhomën e gjumit, ku bëjnë biseda të ndryshme.

Teksa bisedonte me Arjolën, moderatorja e njohur është shprehur se ka dëshirë që të dijë se çfarë mendon babai i saj për Dagz-in, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BB VIP.

Kujtojmë se Einxhel e ka takuar babanë e saj teksa ishte në spital, e ky moment u shfaq gjatë prime-t të kaluar.

Ndërkohë aktorja e njohur iu drejtua duke i thënë se vetëm gjëra të mira mund të mendojë për të.

Madje ajo ngriti një hipotezë se ata do të mund të jenë takuar jashtë kur Dagz-i ka dalë. Por Einxhel nuk e beson një gjë të tillë.