POLICIA NXJERR FOTOT E HAJDUTIT/ Ross-i i “Friends” shfajësohet (VIDEO) – AlpeGossip
POLICIA NXJERR FOTOT E HAJDUTIT/ Ross-i i “Friends” shfajësohet (VIDEO)

POLICIA NXJERR FOTOT E HAJDUTIT/ Ross-i i “Friends” shfajësohet (VIDEO)

Policia britanike nxori pamjet e një hajduti që kishte vjedhur jo një shishe, por plot një arkë me birra. Ngjashmëria e tij  me personazhin “Ross” të Friends ishte aq e madhe sa fotoja u përhap në të gjithë internetin.

Edhe aktori i Ross, David Schwimmer, nxori një video në Twitter për të reaguar: “Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork.”, shkruan ai me shaka. “I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit.”

Shakaja u bë edhe më e bukur kur në lojë hyri policia e Skocisë: “Qëndrojini larg, po e patë”, shkruan ata. “Thuhet që ka studiuar karate dhe ka përvetësuar artin e Unagi-t.”, duke i bërë referencë një episodi të famshëm.

“Friends” është një nga komeditë “sitcom” më të famshme në histori. Ka pasur 10 sezone dhe episodi i fundit vuri rekord botëror për shikueshmëri.