Ditën e djeshme, ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, festoi 30-vjetorin e lindjes së saj. Sapo hyri mesnata, ajo u surprizua në shtëpi nga shoqëria, të cilin i kishin përgatitur një tortë ku ‘talleshin’ me moshën e Xhensilës, pasi i kishin vendosur qirinjtë me numrin 20.
“Kur shoqëria vjen në shtëpi në 00:00 dhe “tallet” me moshën time”, shkruante Xhensila krahas postimit ku tregonte tortat e ditëlindjes.
Së fundmi, ajo ka treguar edhe dhuratat e shumta që ka marrë për ditëlindje, të cilat ia kanë mbushur shtëpinë plot. Siç e shohim në foto, ish-banorja është mbushur me buqeta me lule dhe çanta të mëdha rreth tyre, të cilat mbanin dhuratat e shumta që miqtë e të afërmit i dhuruan këtë 30-vjetor.