2 VITE PAS NDARJES/ Klaudia Pepa ZBULON arsyen e vërtetë pse i dha FUND me Albin – AlpeGossip
2 VITE PAS NDARJES/ Klaudia Pepa ZBULON arsyen e vërtetë pse i dha FUND me Albin

2 VITE PAS NDARJES/ Klaudia Pepa ZBULON arsyen e vërtetë pse i dha FUND me Albin

Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe lajmi se ata ishin ndarë i shokoi të gjithë fansat e tyre. Çifti u komentua për muaj të tërë dhe ishin qendra e vëmendjes së mediave.

Tashmë kanë kaluar 2 vite që nga ndarja e bujshme e Albit dhe Klaudias, por sërish disa të pathëna kanë mbetur kuriozitet për publikun, siç është edhe arsyeja e ndarjes së tyre.

Në një intervistë për ‘Revista Class’, Klaudia është shprehur se mes tyre nuk funksiononte më dhe kjo çoi në ndarje.

‘Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme’, është shprehur balerina me famë në Itali.

E pyetur çfarë raporti ka me Albin pas ndarjes, Klaudia është përgjigjur: ‘Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin’.

Klaudia ka treguar se dashuria ende nuk ka trokitur sërish tek zemra e saj, por u shpreh se mashkulli ideal për të duhet të jetë: ‘një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm’.