Buzëkuqët s’do t’ju duhen shumë këtë verë: Rikthehet fiksimi i dikurshëm i vajzave (FOTO) – AlpeGossip
Buzëkuqët s’do t’ju duhen shumë këtë verë: Rikthehet fiksimi i dikurshëm i vajzave (FOTO)

Buzëkuqët s’do t’ju duhen shumë këtë verë: Rikthehet fiksimi i dikurshëm i vajzave (FOTO)

Buzëkuqët mat që qëndrojnë në buzë për orë të tëra, harrojini. Në vend të tyre bëni mirë të nxirrni shkëlqyesët. Rikthimi i shkëlqyesëve është një nga trendet që rikthehet këtë verë për të qëndruar gjatë.

Ndonëse shumë prej nesh kishin hequr dorë prej tyre vite më parë, shkëlqimi i buzëve është sërish në radarët e bukurisë.

Mjafton vetëm që të zgjidhni labelin e duhur për buzët tuaja. Dhe me të duhur e kemi fjalën që t’i zbusë buzët mjaftueshëm, të mos ngjisë (si ata të dikurshmit) dhe ta kryejë mirë funksionin parësor, shkëlqimin.