GATI PËR HITIN/ Era Istrefi këndon një pjesë të këngës së re pa dalë akoma (VIDEO) – AlpeGossip
GATI PËR HITIN/ Era Istrefi këndon një pjesë të këngës së re pa dalë akoma (VIDEO)

GATI PËR HITIN/ Era Istrefi këndon një pjesë të këngës së re pa dalë akoma (VIDEO)

Këngëtarja, Era Istrefi e ka gati hitin e ri dhe para se të publikohet zyrtarisht, ajo u ka bërë fansave një surprizë të vogël.

Në videon e fundit të publikuar në Instagram, Era këndon një insert nga kënga e re që pritet të publikohet së shpejti.

Pak ditë më parë “iconstyle.al” njoftoi se Era Istrefi ka gati bashkëpunimin me Jonas Blue për këngën me titull “Purpose”, që është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik.

Por me sa duket kjo nuk është surpriza e vetme e këngëtares shqiptare!

Burime për “iconstyle.al” kanë bërë të ditur se një tjetër bashkëpunim është ai me producentin dhe DJ amerikan Steve Aoki.

Kënga mban titullin “Anything More” dhe është pjesë e albumit të ri të Aoki-t me titull “Neon Future III”, që do të publikohet me 9 nëntor.

Ky është projekti që besojmë se publikoi mbrëmë këngëtarja shqiptare. Gjithsesi na mbetet të presim datën për ta ditur me siguri.