GJESTI PËR TU ADMIRUAR I CAPITAL T/ Reperi shqiptar shtron iftar për 310 persona (FOTO) – AlpeGossip
GJESTI PËR TU ADMIRUAR I CAPITAL T/ Reperi shqiptar shtron iftar për 310 persona (FOTO)

GJESTI PËR TU ADMIRUAR I CAPITAL T/ Reperi shqiptar shtron iftar për 310 persona (FOTO)

Capital T njihet për bamirësitë e tij për njerëzit në nevojë.

Si një djalë tepër bujar që është, ai ka vendosur që të bëjë një gjest prekës duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Capital T ka shtruar iftar për 310 jetimorë që strehohen në shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.

Gjestin madhështor të reperit e ka bërë të ditur hoxhë Halil Kastrati, i cili ka publikuar disa foto ku reperi shfaqet i ulur në tryezë bashkë me fëmijët jetimë.

“Me Trim Ademi, Capital T. Trimi sot e dhuroi Iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashkë me ne në Iftar. Zoti e shpërbleftë”, shkruan Halil Kastrati.

Capital T është një ndër reperët më të ndjeshëm sa u përket njerëzve në nevojë dhe ky gjest i tij në këtë muaj agjerimi na e vërtetoi edhe më shumë.