PËR PUSHIME ME FAMILJEN DHE TË DASHURIN/ Shikoni çfarë ditësh po kalon Dua Lipa në fshat(FOTO) – AlpeGossip
PËR PUSHIME ME FAMILJEN DHE TË DASHURIN/ Shikoni çfarë ditësh po kalon Dua Lipa në fshat(FOTO)

PËR PUSHIME ME FAMILJEN DHE TË DASHURIN/ Shikoni çfarë ditësh po kalon Dua Lipa në fshat(FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, që prej disa muajsh ka nisur lidhjen me Anwar Hadid dhe gjërat duket të jenë vërtetë serioze. Familjet e tyre janë njoftuar dhe madje dyshja ka marrë dhe hapin e madh të bashkëjetesës.

Para disa ditësh Dua u bashkua me familjen e të dashurit dhe të gjithë së bashku dolën për një shëtitje me kuaj. Nëna e Anwarit e konsideroi Duan pjesë të familjes. Së fundmi ka qenë Anwari ai i cili është bashkuar me familjen e këngëtares për të kaluar disa ditë të bukura pushimi.

Dua së bashku me familjen e saj dhe me Anwarin kanë udhëtuar për në fshat për këtë fundjavë. Ajo ka publikuar disa foto në Instastory ku bën shëtitje me biçikletë me të dashurin. Motra e saj, Rina, ka shpërndarë një foto teksa Dua po ledhaton kuajt, ndërsa Anwar ka postuar pamje nga vendi ku momentalisht po shijon pushimet me familjen Lipa.