ËSHTË NDARË NGA PRINC LEKA? Veprimi i fundit i princ Lekës shton dyshimet – AlpeGossip
ËSHTË NDARË NGA PRINC LEKA? Veprimi i fundit i princ Lekës shton dyshimet

ËSHTË NDARË NGA PRINC LEKA? Veprimi i fundit i princ Lekës shton dyshimet

Prej disa javësh Princ Leka ll dhe princeshë Elia Zaharia janë komentuar në median rozë, për shkak të aludimeve se martesa e çiftit është në krizë.

Mbrëmjen e djeshme Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se për një ndarje.

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Leka, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift.

Prej kohësh, Elia dhe Leka nuk shfaqen bashkë as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin. Por, përpos ngjarjeve, ata nuk kanë publikuar prej kohësh një foto së bashku.

Gjithashtu vetë pak ditë më parë u raportua se prej më shumë se 1 viti Princi Leka nuk e mban më unazën e martesës.

Një tjetër “provë” që ngre dyshimet se ka një krizë në çift, është fakti që princi Leka nuk e ndjek në “Instagram” Elian, ndërkohë që kjo e fundit e ka “follow”.

Burimi: Gazeta shqiptare