NOBELI NË FIZIKË 2018/ Çmimin e fitojnë tre shkencëtarë. Mes tyre një grua – AlpeGossip
NOBELI NË FIZIKË 2018/ Çmimin e fitojnë tre shkencëtarë. Mes tyre një grua

NOBELI NË FIZIKË 2018/ Çmimin e fitojnë tre shkencëtarë. Mes tyre një grua

3 shkencëtarë marrin çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2018. Artur Ashkin, Gerard Morou dhe Donna Strickland morën çmimin për punën e tyre me impulset e lazerit me intesitet të lartë. Strickland, është gruaja e parë pas 55 vitesh që merr këtë çmim

Artur Ashkin nga SHBA, Gerard Morou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanada kanë “rrëmbyer” çmimin, dhe një shumë monetare prej 770 mijë paundë.

Çmimi u mor me motivacionin për punën e tyre kërkimore me impulse e lazerit me intesitet të lartë, për të përmirësuar dhe avancuar në teknologjinë e lazerit. Çmimi u dha sot nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm. Ashkin ka marrë gjysmën e çmimit për zhvillimin e një “piskatoreje optike” e cila do të bëjë të mundur që organizmat e vegjël të mund të trajtohen me rreze të lehta lazeri.

Morou dhe Strickland do të marrin pjesën tjetër të çmimit, për punën e tyre, në një “metodë e cila gjeneron impulse optike ultra të shkurtra”.

Donna Strickland, shkencëtare në Universitetin e Waterloo në Ontario, është gruaja e parë që fiton Nobelin pas 55 vitesh. Nobeli i fundit që u fitua nga një grua në Fizikë ishte në vitin 1963, kur Maria Goeppert Mayer mori çmimin për punën e saj mbi strukturën “shell shell”.

Strickland është gruaja e tretë në histori që ka fituar çmimin e Nobelit në Fizikë.

Çmimet Nobel për këtë vit kanë nisur të jepen që ditën e djeshme, ku u ndanë disa çmime, mes tyre ai në Mjekësi, ku triumfuan 2 mjekë. James Allison dhe Tasuku Honjo, fituan Nobelin në Mjekësi, për terapinë e cila do të forcojë imunitetin gjatë trajtimit të kancerit.

Për këtë vit, nuk do të ketë një çmim Nobel në Letërsi, pas skandalit seksual që përfshiu Akademinë në pranverën e vitit 2018