“JAM I LUMTUR”/ Ermal Mamaqi nuk ndalet se puthuri Amin në videon më të këndshme të ditëlindjes – AlpeGossip
“JAM I LUMTUR”/ Ermal Mamaqi nuk ndalet se puthuri Amin në videon më të këndshme të ditëlindjes

“JAM I LUMTUR”/ Ermal Mamaqi nuk ndalet se puthuri Amin në videon më të këndshme të ditëlindjes

Ermal Mamaqi ka falenderuar të gjithë personat që e uruan dhe ia bënë këtë ditëlindje edhe më të bukur.

Moderatori ka publikuar një video të këndshme sot për të shprehur sesi ndihet në këtë ditë të veçantë dhe ajo që shohim është vetëm lumturi.

Ai nuk ngopet së përqafuari dhe puthuri bashkëshorten në klipin e publikuar në Instagram, ndërsa shprehet se në jetë është shumë e rëndësishme të vlerësosh gjërat që ke.

“Jam i lumtur… Në jetë, kam kuptuar se më e rëndësishme se të kërkosh gjërat që do, është të vlerësosh ato që ke. Jam falenderues për çdo minutë të jetës time. Faleminderit për urimet tuaja dhe faleminderit që më lejoni të jem pranë jush nëpërmjet vëmëndjes që më jepni. Ju dua!”