Të famshmit shqiptarë modestë që udhëtojnë në klasin ekonomik në aviona (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Të famshmit shqiptarë modestë që udhëtojnë në klasin ekonomik në aviona (FOTO+VIDEO)

Të famshmit shqiptarë modestë që udhëtojnë në klasin ekonomik në aviona (FOTO+VIDEO)

Ndoshta ajo nuk është shumë “vajzë materialiste”, siç këndon dhe në hitin e saj. Nuk e themi pa arsye, por pasi Madonna i habiti të gjithë kur zgjodhi të udhëtonte në klasin ekonomik.

Ikona e muzikës ka një pasuri prej rreth 800 milionë dollarësh, por fluturoi nga Londra për në Lisbonë pranë sediljeve ku ulen të gjithë njerëzit e zakonshëm si ne. E veshur shumë thjeshtë dhe pa makijazh, udhëtarët e tjerë e kishin të vështirë t’u besonin syve se po udhëtonin së bashku me të, aty ku bileta kushton vetëm 42 paund.

Madonna ndihej shumë rehat, e pashqetësuar nga dhjetëra sy që po e vëzhgonin, teksa kishte zënë vendin e saj pranë dritares, këmbë mbi këmbë, shumë e përqendruar në celularin e saj.

Por nëse u çuditëm me modestin e Madonna-s, për arsyen e pasurisë së saj, nuk është aspak habi që personazhet e njohur shqiptarë të marrin klasin ekonomik.

Kujtojmë rastin e kryeministrit Edi Rama në shkurt të 2016-s, i cili tregoi hapur se nuk zgjidhte udhëtimet luksi.

Ai u fotografua nga një pasagjere, e cila priti momentin sa kryeministri të mos e kishte mendjen për ta fotografuar. Më saktë, priti sa ta zinte gjumi!

 

Vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Berisha u dallua duke fluturuar në klasin ekonomik. Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ndau një video në “Instagram” nga momenti kur pasagjerët kishin kërkuar të bënin foto me të.

Erion Veliaj dhe Ermal Mamaqi

Kryebashkiaku Veliaj dhe moderatori Mamaqi dëshmuan se nuk e kanë problem vendin se ku ulen në avion.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Edhe moderatorja Marina kur publikoi këtë foto më 16 janar të këtij viti na dha idenë se kishte udhëtuar me klasin e lirë.

Ajo u dallua më herët në tetor të 2016-s duke udhëtuar nga Dusseldorfi i Gjermanisë për në aeroportin e Prishtinës me bashkëshortin e saj Getoar Selimin në klasin ekonomik.

Reperët Majk dhe Onati

Ledri Vula me boksierin Luan Krasniqi