MËSOJINI TANI/ 5 shenjat që tregojnë se jeni një DEM i plotfuqishëm njëlloj si… – AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ 5 shenjat që tregojnë se jeni një DEM i plotfuqishëm njëlloj si…

MËSOJINI TANI/ 5 shenjat që tregojnë se jeni një DEM i plotfuqishëm njëlloj si…

Duke filluar nga data 20 prill kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e DEMIT, një nga shenjat më të forta në të gjithë zodiakun. Karakteri i tyre i palëkundur, vullneti, dëshira për t’u shkuar gjërave deri në fund, shpirti i sakrificës dhe mbi të gjitha bujaria janë disa prej karakteristikave që karakterizojnë të lindurit në këtë shenjë, e sigurisht që lista do të vazhdonte edhe më gjatë se kaq. Të shumtë janë personazhet e famshme e lindur në këtë shenjë, por midis tyre ne kemi vendosur të dallojmë mbretëreshën Elizabeth që pak ditë më parë festoi 93-vjetorin e lindjes. Mendoni se jeni një grua e vërtetë Dem si ajo, epo zbuloni çfarë ju bashkoi me numrin një të familjes mbretërore britanike.

1.JENI SHUMË E DURUAR: Të drejtosh një prej familjeve mbretërore më të njohura në botë, t’u përshtatesh ndryshimeve që sjellin pjesëtarët e rinj (kujtojmë këtu se Meghan dhe Kate janë përplasur disa herë me të) nuk është e lehtë, mirëpo mbretëresha Elizabeth ia ka dalë mbarë fare durimit të saj. Kështu ndodh edhe me gruan Dem në përgjithësi. Ka një durim për t’u patur zili. Edhe kur mendon se bota po i shembet mbi krye, nuk merr vendime të gabuara, por pret e duron derisa gjërat të qartësohen.

2.DËSHIRONI NJË JETË TË QETË: Demi është shenjë Toke, dhe kjo gjë e ka ndihmuar po ashtu të qëndrojë me këmbë në tokë. Për ju gjërat materiale kanë një datë kadence, kur paqja dhe qetësia që të falin familja dhe miqtë e ngushtë jo. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse nuk josheni nga ekzibicionizmi, por doni një jetë të paqtë pas kuintave. E rëndësishme është të kemi pranë njerëzit që duam, apo jo?

3.JENI KOKËFORTË, POR VETËM ATY KUR DUHET: Përveç Dashit, Demi është shenja e dytë prej së cilës duhet të keni frikë kur bëhet fjalë për kryeneçësi. Por në ndryshim nga shenjat e tjera të horoskopit, personat që i përkasin kësaj shenje tregohen kokëfortë dhe këmbëngulin vetëm atëherë kur e shohin të nevojshme. Të lindurit në shenjën e Demit janë shumë punëtorë dhe nuk u tremben kurrë impenjimeve, ndaj nuk është habi të tregojnë anën e tyre më të erret për çdo që lidhet me punën.

4.I KUSHTOJNË SHUMË RËNDËSI VETES: Duhet ta pranojmë që mbretëresha Elizabeth është një nga 93-vjeçaret më të kuruara që keni parë ndonjëherë. Sigurisht që gjenet e mira kanë rolin e tyre, por përtej kësaj i pëlqen të kujdeset për shëndetin, regjimin ushqimor etj, me pak fjalë stilin e jetës. Të njëjtën gjë bëjnë edhe gratë Dem, pavarësisht titullin apo pozicionit që kanë. Për to është shumë e rëndësishme të ushqehen sa më shëndetshëm, të kujdesen për lëkurën, pamjen e përgjithshme etj, pasi është detyrimi i parë dhe më kryesor ndaj vetes.

5.ËSHTË SHUMË KORREKTE