Këngëtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në “The Voice of Albania”, po me siguri nuk i mbani mend (VIDEO) – AlpeGossip
Këngëtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në “The Voice of Albania”, po me siguri nuk i mbani mend (VIDEO)

Këngëtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në “The Voice of Albania”, po me siguri nuk i mbani mend (VIDEO)

Aktualisht në “Top Channel” po transmetohet “The Voice Kids” nën drejtimin e Ledion Liços që në fakt, ndonëse është dhënë vetëm puntata e parë e audicioneve të fshehura, ka rezultuar format shumë i suksesshëm dhe është pëlqyer nga shumica e shikuesve.

Por, ne të Blitz.al duke parë fëmijët që marrin pjesë këtë vit në Voice, na u kujtua se në fakt edhe një pjesë e mirë e këngëtarëve të famshëm sot, kanë marrë pjesë tek “The Voice of Albania” edhe pse ndoshta kemi harruar fare që ata ia kanë nisur pikërisht nga kjo skenë.

Filloreta Raçi, ose ndryshe Fifi. Sot është një ndër këngëtaret më të kërkuara, korri shumë sukses në konkurrimin e saj në “Kënga Magjike” me këngën “Zhurmë” dhe brenda vitit 2017, arriti të jetë një ndër personazhet më të komentuara. Mos harrojmë që pas “Xing me Ermalin”, Fifi zgjodhi Luanën dhe “Shiko kush Luan” për të qenë prezente çdo të shtunë ndërkohë që fundjavat e gjejnë edhe duke kënduar në club-et e Tiranës.

Enca, ndonëse nuk arriti të bëhet pjesë e “The Voice” sepse askush nga trajnerët nuk ktheu karrigen, ajo sot është ndër më të ndjekurat në Instagram si dhe ka arritur të ketë një bazë të fortë fansash edhe jashtë vendit. Gjithashtu Enca është kthyer edhe shumë herë në fenomen shoëbizi pasi gjithçka ajo bën, kthehet menjëherë në lajm, siç ishte sigurisht ndarja skenike me Noizyn.

Ylli Limani sot është një ndër këngëtarët më të mirë të live-it, shumë i kërkuar në Kosovë dhe Shqipëri dhe gjithashtu një djalë mjaft simpatik që ia ka marrë zemrën vajzave. Kënga e fundit “Dritat”, bashkëpunim me 2Po2, e ka kthyer Yllin në një nga më të preferuarit të momentit. Edhe ia, fillimisht ia ka nisur në “The Voice” ku trajnerët e pëlqyen më së shumti për zërin melodioz.

Alban Ramosaj me shumë mundësi është një nga personazhet që ndiqni në rrjete sociale. Ai është gjithmonë i kuruar, i dedikuar më së shumti ndaj palestrës, është gjithë kohës në shoqërinë e modeleve më simpatike shqiptare duke u kthyer kështu në një personazh mjaft interesant në showbizin shqiptar. Albani në “The Voice” bëri më së shumti “për vete” Aurela Gaçen, asokohe trajnere në këtë spektakël, e cila e diti që atëherë që Ramosaj do të kthehej në një këngëtar shumë të mirë një ditë.

Enxhi Nasufi, të cilën të gjithë mendojmë se ka qenë një nga pretendetet kryesore të “X-Factor Albania” pasi ishte pjesë e finales, por siç duket Enxhi ka qenë pjesë edhe e “The Voice” e për të janë kthyer Sidriti dhe Alma.