“KUR I BËJ, I QAJ”/ Çiljeta Xhilaga zbulon projektin me të cilin po punon – AlpeGossip
“KUR I BËJ, I QAJ”/ Çiljeta Xhilaga zbulon projektin me të cilin po punon

“KUR I BËJ, I QAJ”/ Çiljeta Xhilaga zbulon projektin me të cilin po punon

Çiljeta Xhilaga zbuloi pak ditë më parë se po ndjek studimet e larta, por mesa duket nuk ka hequr dorë nga muzika.

Vera do jetë e nxehtë e po ashtu edhe projektet muzikore që pritet të publikohen e një prej tyre po bëhet gati nga Çiljeta. Ajo ka konfirmuar ditën e sotme se po punon për një projekt të ri muzikor.

”Po bëj një super këngë. 1 herë në dy vjet bën nëna po kur bën i qan”- shkruan Çiljeta në “InstaStory” duke mos treguar më shumë detaje.

Na mbetet të presim e të zbulojmë nëse ky projekt do jetë solo apo në bashkëpunim.