E dashura donte të bënte operacion gjoksin, nipi i vjedh kursimet gjyshes dhe i bën… – AlpeGossip
E dashura donte të bënte operacion gjoksin, nipi i vjedh kursimet gjyshes dhe i bën…

E dashura donte të bënte operacion gjoksin, nipi i vjedh kursimet gjyshes dhe i bën…

Një 34-vjeçar ka bërë veprimin e tmerrshëm duke i vjedhur gjyshit kursimet e jetës, që e dashura të bënte operacion gjoksin. Luke Quatrini akuzohet se ka vjedhur 500 paund nga gjyshi i tij 92 vjeç ndërsa në gjykatë u tha se 3 mijë paund nga kursimet e gjyshit, janë zhdukur.
E dashura e 34-vjeçarit është parukiere dhe aspiron për t’u bërë modele. Luke akuzohet gjithashtu se ka vjedhur edhe kartën e kreditit për të blerë rroba online e për të shkuar me pushime.
Prokurorja e çështjes tha se këto veprime kanë ndodhur brenda 10 muajsh, kohë kur Luke u zhvendos të jetonte tek shtëpia e gjyshit. Babai i 34-vjeçarit tha se gjyshi qau kur e mori vesh që nipi e ka bërë këtë.