U SUPRIZUAM/ Pas disa vitesh rikthehet aktori i njohur në “Portokalli”: Nuk më ndahet shpirti nga…(FOTO) – AlpeGossip
U SUPRIZUAM/ Pas disa vitesh rikthehet aktori i njohur në “Portokalli”: Nuk më ndahet shpirti nga…(FOTO)

U SUPRIZUAM/ Pas disa vitesh rikthehet aktori i njohur në “Portokalli”: Nuk më ndahet shpirti nga…(FOTO)

Cili është roli i preferuar?

Prej vitesh e kemi parë në ekranin e “Portokalli”, por më pas u largua. Jemi të sigurtë që nëse ju përmendim rolet si “Naqja” apo “Xhixh Merimongën” të gjithëve ju kujtohet Erand Sojli i cili prej disa kohësh nuk ka qenë aktiv në skenën shqiptare.

Por siç duke tai ka vendosur të rikthehet dhe aty ku e nisi, pikërisht në Portokalli.

Aktori ka bërë të ditur se çdo të dielë do të jetë pranë spektatorëve dhe publikut që e ndjek nga ekrani dhe shprehet i ekzaltuar për rinisjen e kësaj pune që i dhuron plot emocione.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist.”- u shpreh aktori gjatë një interviste për Top Channel.

“Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do më gjejë si një e diel e shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve.”- përfundoi ai.