JANË BËRË PRINDËR POR NUK JANË MARTUAR/ Çifti i showbizit shqiptar zbulon arsyen – AlpeGossip
JANË BËRË PRINDËR POR NUK JANË MARTUAR/  Çifti i showbizit shqiptar zbulon arsyen

JANË BËRË PRINDËR POR NUK JANË MARTUAR/ Çifti i showbizit shqiptar zbulon arsyen

Të ftuar  tek “Rudina” ishte çifti i njohur Olta Ahmetaj dhe Fabian Basha. Historia e dashurisë së këngëtarit të grupit “Produkt 28” dhe balerinës së talentuar ka nisur 15 vite më parë dhe sot ata janë prindër të 2 binjakëve.
“Historia jonë e dashurisë nuk ka lindur menjëherë. Nisi si shoqëri me grupe shoqërore të përbashkëta. E gjenim veten mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Takimi i parë ka qenë në një spektakël në Pallatin e Kongreseve ku patëm mundësinë të flisnin më shumë. Unë merresha me pjesën teknike të një spektakli, Olta ishte balerinë. Për vite me radhë vazhdoi shoqëri”, tregoi Fabi.

Ndërsa Olta tregoi se ata ende nuk janë celebruar por kanë menduar ta bëjnë celebrimin kur të bëjnë dasmën e cila mund të ndodhë së shpejti.

“Ende nuk kemi bërë celebrim, në fillim ishte një vendim dhe tashmë është neglizhencë. Por duke qenë se nuk kemi bërë dhe dasmë, e kemi lënë t’i bëjmë në një ditë”, tha Olta.