Largimi i Arbana Osmanit nga Top Channel ka qenë një ndër temat më të diskutuara të javës që shkoi. U përfol shumë dhe për arsyen e dorëheqjes duke filluar që nga çështjet financiare e deri te studioja që mund të vihej në dispozicion për emisione të tjera.
Por ditën e sotme, mapo.al ka zbuluar disa detaje të reja. Sipas tyre, e gjitha ka nisur për shkak se Arbana ka publikuar në faqen e emisionit të “Dua të të bëj të lumtur”,një pjesë nga videoklipi i këngës së re të Pirro Çakos dhe Xhensila Myrtezaj. Regjisori i “Sekreti im” është Eduart Grishaj, i cili është përfolur si i dashuri i ri i moderatores.
Drejtuesit e Top Channel i kanë kërkuar Arbanës ta heqë këtë postim nga faqja e emisionit, por ajo ka kundërshtuar pasi është ajo vetë autorja e emisionit dhe mund të hedhë çfarë dëshiron. Më pas diskutimi është tensionuar dhe ka bërë që moderatorja të kërkojë dorëheqjen.
Më pas, ajo ka hequr dorë nga vendimi i largimit për shkak se kështu emisioni “Dua të të bëj të lumtur” do të mbetej përgjysmë dhe do të kishte mjaft dëme