Zbuloni 6 gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur lini alkoolin (FOTO) – AlpeGossip
Zbuloni 6 gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur lini alkoolin (FOTO)

Zbuloni 6 gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur lini alkoolin (FOTO)

Është e lehtë t’ju thuash të tjerëve të lënë alkoolin, kur nuk je në pozitat e tyre. Lënia e alkoolit nuk është diçka e lehtë, këtë gjë e dimë të gjithë. Mirëpo, është e nevojshme t’ua themi që të hiqni dorë nga ky ves një orë e më përpara. Për të gjithë ju që keni pasur kurajon për të lënë alkoolin, një bravo e madhe. Ndërsa për të gjithë ju që po mendoni për ta lënë, kemi disa detaje të rëndësishme që duam t’ju tregojmë se çfarë i ndodh trupit tuaj në rast se vendosni për ta lënë këtë ves që ju shkatërron dita-ditës.

 

Ju mund të humbisni peshë

Nëse jeni mbi peshë, pasi ta lini alkoolin nuk do ta keni më këtë problem. Shumë prej nesh shpesh nuk janë të vetëdijshëm për sasinë e sheqerit dhe numrin e kalorive që ekzistojnë në disa nga pijet tona të preferuara alkoolike. Prandaj, pasi ta braktisni alkoolin me siguri do të bini edhe në peshë.

Fillon dhe shërohesh nga brenda

Të pish alkool është e dëmshme për shëndetin. Asnjë informacion i ri deri këtu. Mirëpo, kur e lini pijen as vetë nuk e kuptoni sa shpejt filloni të shëroheni. Mëlçia është organi i vetëm në trup që mund të rigjenerohet vetë, kështu që dëmi është i kthyeshëm. Nëse ndaloni të pini për disa javë, mëlçia juaj do të fillojë të riparojë veten dhe të heqë çdo yndyrë të tepërt që është ndërtuar me kalimin e kohës.

 

Ju do të flini më mirë

Edhe nëse nuk jeni persona të alkoolizuar, ju e keni provuar të paktën një herë ndjenjën e pagjumësisë kur keni pirë. Edhe nëse keni fjetur, cilësia e gjumit është shumë e keqe. Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se personat që kanë hequr dorë nga alkooli flenë më mirë dhe janë më produktiv dhe me energji.

Ju shkëlqen fytyra

Fytyra e një njeriu që konsumon alkool dallon shumë nga fytyra e një personi që nuk i preferon pijet alkoolike. Nëse vendosni të lini alkoolin, fytyra juaj do të marrë sërish jetë. Do të keni një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

 

Edhe gjendja mendore do të ndryshojë

Okay, duket si klishe, por nëse lini alkoolin do të ndiheni më të rifreskuar si mendërisht, po ashtu edhe fizikisht. Alkooli ndikon në trurin tuaj dhe rrit rrezikun e ndjenjës së ankthit dhe depresionit. Lënia e alkoolit, mund t’ju sjellë lumturinë dhe shëndetin e mirë mendor dhe fizik.

Do jeni më të suksesshëm në palestër

Na vjen keq t’ju themi, por alkooli ka një efekt negativ në performancën tuaj në sport dhe në stërvitje. Kjo vjen për shkak të dehidratimit dhe zvoglimit të sheqerit në gjak që prodhon mëlçia juaj e cila është shumë e rëndësishme për stervitjen.