“MË NGJALL NEVERI…”/ 27-vjeçarja tregon se si nëna e të dashurit të saj po shkatërron çdo gjë mes tyre – AlpeGossip
“MË NGJALL NEVERI…”/ 27-vjeçarja tregon se si nëna e të dashurit të saj po shkatërron çdo gjë mes tyre

“MË NGJALL NEVERI…”/ 27-vjeçarja tregon se si nëna e të dashurit të saj po shkatërron çdo gjë mes tyre

Një marrëdhënie e mirë me vjehrrën duket se është e pamundur për 27-vjeçaren, e cila ka rrëfyer historinë e saj për “Dear Deidre” të “The Sun”.

Së bashku me partnerin, ata planifikojnë të martohen së shpejti, por marrëdhënia e keqe me nënën e tij e ka bërë të pyesë veten nëse kjo lidhje mund të funksionojë. Ja rrëfimi i plotë:

“Sa herë që mamaja e të dashurit tim vjen në shtëpinë tonë, fillon ta përqafojë atë dhe sillet sikur unë nuk ekzistoj fare. Ajo është e vrazhdë dhe shumë e keqe, prandaj kam filluar ta urrej.

Nëna e tij më ka trajtuar gjithmonë me përbuzje dhe pa respekt. Një herë më tha se mendonte se ish e dashura e tij, e cila e tradhtoi, ishte më e përshtatshme për të.

Po më acaron kaq shumë .I dashuri im është përpjekur të flasë me të, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë.

Unë e dua atë, dhe ne po diskutojmë për martesën dhe duam ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur, por ideja se ajo do të jetë vjehrra ime për të gjithë pjesën tjetër të jetës, më bën të pyes veten nëse marrëdhënia jonë mund të funksionojë”.

“Dear Deidre” thotë:

“Ju duhet t’i thoni të dashurit tuaj se kjo po ju bën të dyshoni për të ardhmen me të. Kërkojini të flasë përsëri me nënën e tij dhe t’ia bëjë të qartë se ju jeni zgjedhja e tij e vetme.

Nëse ajo vazhdon të jetë e pasjellshme, ajo mund ta humbasë përgjithmonë të birin”.