Me fotot që poston në rrjete sociale, këngëtarja shumë e njohur Xhesika Ndoj provokon shpeshherë me ekspozimin e trupit duke u shfaqur gjithmonë seksi dhe në super formë.
Ndërsa këtë herë ajo ka zbuluar tatuazhin e saj të ri me një postim në Instastory.
“Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, shkruhet në trupin e Xhesikës.
Ky tatuazh duket të ketë qenë shumë i dhimbshëm pasi këngëtarja me një postim tjetër shkruan “Çfarë dhimbje”.
Sa i takon anës profesionale Xhesika ende nuk ka njoftuar nëse po përgatitet për realizimin e ndonjë klipi të ri ndërsa kënga e saj e fundit është ajo me titull “69”.