VËMËNDJE! Disa pyetje që duhen bërë para trajtimit të radhës në fytyrë – AlpeGossip
VËMËNDJE! Disa pyetje që duhen bërë para trajtimit të radhës në fytyrë

VËMËNDJE! Disa pyetje që duhen bërë para trajtimit të radhës në fytyrë

Si do të duket fytyra ime sot, nesër dhe javën e ardhshme?

Të gjitha duam ta dimë si do të na duket fytyra pas një trajtimi të caktuar. Duke qenë se pastrimeve të thella të lëkurës shkaktojnë skuqje dhe acarim pasi lëkurës i duhet kohë për të shëruar veten, ju sigurisht duhet të krijoni një ide rreth procesit. Gjatë ditëve pas trajtimit shmangni scrube-et dhe daljet e shumta në diell. Një estetiste e mirë do t’ju njoftojë vetë pa qenë nevoja të pyesni, por nëse nuk ndodh, shkoni ju të përgatitur.

Lëkurë me akne. Do dalin puçrra të tjera?

Qëndroni larg scrub-eve agresive që mund të shkaktojnë puçra. Përdorni larës me kokrriza me acid glikolik apo salicilik në përbërje. Ai do të largojë gjithë qelizat e vdekura që ju shkaktojnë puçrat e bezdisshme.

Lëkurë e thatë. Do ta rrjepë scrub-i?

Jo. Në fakt scrub-i do ta ndihmojë lëkurën ta thithë deri në thellësi hidratantin. Por përpiquni të përdorni scrub-e të lehta, jo shumë të ashpra ndaj lëkurës. Aplikojeni çdo 2-3 ditë, pasuar nga një hidratant që ju pëlqen.

Lëkurë e ndjeshme

Scrub-et e forta ndalohen kategorikisht, por mund të përfitoni nga produktet e buta, që qëndrojnë pak në fytyrë dhe kanë aftësi pastruese. Përdorni një larës ose tonik të pasur me enzima frutash ose bimore, 2 herë në javë, për të pastruar butësisht në thellësi.

Lëkurë normale

Normale zakonisht do të thotë mikse: zona-T e yndyrshme dhe faqe të thata. Juve ju duhen përbërës me sodë buke në përmbajtje. Përziejeni me më pak ujë në zonën-T për të patur fërkim më të madh me lëkurën dhe më shumë ujë tek faqet, ku lëkura është e thatë dhe nuk doni ta acaroni më shumë. Përsëriteni këtë proces 2-3 herë në javë.

Në mëngjes apo në darkë?

Të dyja rastet janë OK, por nëse përdorni produkte me vitaminën A në përbërje, bëjeni para se të flini për efektivitet më të lartë.

Po nëse lëkura reagon keq?

Përdorni hidrokortizon 1% për të reduktuar skuqjet e lëkurës dhe ndryshoni larësin dhe hidratantin me një më të lehtë, derisa lëkura të qetësohet.

Përdorimi i scrub-it të trupit për fytyrën

Jo. Scrub-i i trupit është agresiv, krijuar për lëkurë më të trashë siç është ajo nga qafa e poshtë.

Duhet shmangur zona e syve?

Ka disa lloje pastruesish që janë enkas për zonën delikate të syve. Sigurohuni të kontrolloni gjithnjë etiketat dhe mos përdorni asnjëherë scrub.

Cilat janë disa produkte që më rekomandon për llojim tim të lëkurës?

Pasi përfundoni seancën, duhet të pyesni estetisten rreth produkteve që do t’ju sugjeronte për të përdorur në vazhdim. Mund t’ju sugjerojë ta ndërroni hidratantin, serumin, maskën dhe scrub-in në mënyrë që lëkura të përmirësohet ndjeshëm deri në takimin e radhës.

Burimi: Image Skincare