U GJET ZGJIDHJA/ Heidi Klum sapo dha idetë më të bukura të dhuratave për “Shën Valentin” – AlpeGossip
U GJET ZGJIDHJA/ Heidi Klum sapo dha idetë më të bukura të dhuratave për “Shën Valentin”

U GJET ZGJIDHJA/ Heidi Klum sapo dha idetë më të bukura të dhuratave për “Shën Valentin”

Modelja Heidi Klum, shpalli fejesën e saj me muzikantin Tom Kaulitz dhe duke qenë se është e dashuruar, ‘People’ ka vendosur të marrë disa këshilla dhe ide për dhuratat në ditën e ‘Shën Valentinit’. Këtu mund të gjeni ide dhuratash për partnerin, veten tuaj apo dhe për fëmijët.

Për veten: Të brendshme

“Dita e ‘Shën Valentinit’ ka të bëjë me të brendshmet e femrave”, është shprehur Heidi. Ajo thotë se nëse doni diçka speciale për atë ditë, vishni diçka që dukeni bukur, por dhe diçka që partneri juaj mund të pëlqejë. Modelja këshillon ngjyrën e kuqe dhe modelet me dantellë.

Për partnerin: Një darkë në një ambient të mbushur me qirinj aromatikë

“Dhuratat e bëra vetë janë gjithmonë më të bukurat. Gatuani vetë darkën, ndërsa të gjithë vendin mbusheni me qirinj aromatikë. Gjithmonë mund të shtoni shkrime apo mesazhe të vogla që shprehin dashurinë ndaj tij. Këto surpriza duken më bukur kur shtoni surpriza të vogla të tilla”, tha modelja.

Për fëmijën: Tullumbacë të mëdhenj në formë zemre

“Të zgjohesh mëngjesin e ‘Shën Valentinit’ e rrethuar me tullumbacë të mëdhenj në formë zemre, gjithmonë i bën njerëzit të buzëqeshin, pavarësisht nga mosha që kanë”. Në shtëpinë e modeles, kishte gjithmonë tullumbace të tilla për fëmijët e saj.

Për miqtë: Trëndafila të kuq

‘Shën Valentini’ sigurisht mund të festohet edhe miqtë e tu më të mirë. “Një buqetë me trëndafila të kuq, e bën gjithmonë atë që duhet të bëjë. Është diçka e vogël, por zbuluron çdo dhomë”, u shpreh modelja.