Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu mori vëmendje të madhe pak muaj më parë pasi bëri daljen e saj të parë në rrjetet sociale. Dhe duke pasur parasysh që Alketa ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut, Nicol sigurisht që i ktheu të gjithë sytë nga vetja.
Ajo ishte aktive në Instagram dhe të gjithë i thonin se i ngjan shumë të ëmës për nga sharmi dhe tiparet.
Shumë shpejt bukuroshja arriti mbi 20 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagran. Por me sa duket Nicol dëshiron që t’i kthehet përsëri jetës private dhe ka marre vendimin e papritur. Ajo ka vendosur ta mbyllë llogarinë e saj publike, duke hapur një profil të ri privat me shumë pak ndjekës.