“JE NDER E KRENARI…”/ Elvana Gjata shkruan fjalët më të mira për Pirro Çakon pas ftesës për bashkëpunim (FOTO) – AlpeGossip
“JE NDER E KRENARI…”/ Elvana Gjata shkruan fjalët më të mira për Pirro Çakon pas ftesës për bashkëpunim (FOTO)

“JE NDER E KRENARI…”/ Elvana Gjata shkruan fjalët më të mira për Pirro Çakon pas ftesës për bashkëpunim (FOTO)

Elvana Gjata publikoi ditën e sotme mini albumin e saj, “Çelu”, të cilin kishim kohë që e prisnim. Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Për këtë projekt, Elvana zgjodhi sërish dy emrat më të mirë të muzikës, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov. Me të dy ata ajo bashkëpunoi edhe për mini albumin “3”, të cilin e publikoi 3 vite më parë, ndaj edhe këtë herë e ka suksesin të sigurt. Për këtë arsye, Elvana i ka dedikuar Pirros dhe Darkos disa fjalë zemre në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura gjatë punimit të këngëve me Pirro Çakon.

“Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin.