Mozzik dhe Getinjo vazhdimisht po tregojnë respektin dhe dashurinë e tyre për reperin Unikkatil.
Reperi i famshëm, Unikkatil muajin e kaluar është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncertin e parë pas shumë viteve dhe që nga ai moment debatet nuk kanë të ndalur.
Pas problemeve që pati me reperin nga Gjilani D.U.D.A, ka të tjerë artistë që e vlerësojnë veprimtarinë e Viktorit (Unikkatilit), e ata janë vëllezërit Mozzik dhe Getinjo.
Dyshja kishin mbajtur dje koncertin e tyre të radhës dhe gjatë performancës Getinjo ndaloi një moment dhe filloi të shpreh admirimin e tij për ikonën e repit shqiptar duke thënë se: “Do vazhdojmë ta dëgjojmë Unikkatilin deri sa të frymojë”.
Edhe Viktori e vlerëson dashurinë që vëllezërit kanë për të, saqë ka vendosur të bëjë një bashkëpunim me Mozzik, duke lansuar para disa javëve këngën ‘Shqiptar’.