“DUKESHE SHUMË E SHËNDOSHË…”/ Kiara Tito reagon ndaj komenteve – AlpeGossip
“DUKESHE SHUMË E SHËNDOSHË…”/ Kiara Tito reagon ndaj komenteve

“DUKESHE SHUMË E SHËNDOSHË…”/ Kiara Tito reagon ndaj komenteve

Kiara Tito do të jetë sërish pjesë e ekranit shumë shpejt, e këtë herë si moderatore e spektaklit më të madh të humorit në vend, “Portokalli” në Top Channel.

Pas lajmi u bë i ditur me një promo tepër të bukur, ajo vendosi të bëjë një sesion pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram, ku një koment e kritikoi për dukjen e saj në video-n e promos, duke e quajtur “të shëndoshë.

Kiara iu përgjigj duke theksuar se e pranon veten ashtu siç është, një mesazh i fortë në rëndësinë e pranimit të trupit pas lindjes. Ajo gjithashtu theksoi se, pas lindjes së vajzës së saj katër muaj më parë, është normale të marrë pak kohë për t’u rikthyer në formën e mëparshme dhe nënvizoi se shëndeti është më i rëndësishëm se pamja. Kiara shfaqi me krenari trupin e saj dhe inkurajoi nënat e reja të mos e ndiejnë presionin për t’u rikthyer menjëherë gjendjes së mëparshme dhe se duhet të ndihemi mirë me veten e ta duam atë pasi fundja keni sjellënë këtë botë një tjetër jetë.