DJALI E PYET “KU ËSHTË BABI?” Ja si i përgjigjet Fjodora Fjora (FOTO) – AlpeGossip
DJALI E PYET “KU ËSHTË BABI?” Ja si i përgjigjet Fjodora Fjora (FOTO)

DJALI E PYET “KU ËSHTË BABI?” Ja si i përgjigjet Fjodora Fjora (FOTO)

Gazetarja shumë e dashur për publikun, Fjodora Fjora ishte e ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku u trajtua tema “Mamatë Single”. Gjatë bisedës në studio, Fjodora tregoi se i biri e ka pyetur se ku është babi dhe ajo i ka shpjeguar strukturën familjare.

Ka familje që e kanë mamin dhe babin, ka që e kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, por i bëhet dikush tjetër”, tha gazetarja.

“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, por i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta”, u shpreh Fjodora.