JAVA E MODËS NË PARIS/ “Dior” prezanton koleksionin e vjeshtës dhe sytë i kemi tek këto detaje! (FOTO) – AlpeGossip
JAVA E MODËS NË PARIS/ “Dior” prezanton koleksionin e vjeshtës dhe sytë i kemi tek këto detaje! (FOTO)

JAVA E MODËS NË PARIS/ “Dior” prezanton koleksionin e vjeshtës dhe sytë i kemi tek këto detaje! (FOTO)

Ditët e fundit të shkurtit vijnë ndryshe në Paris. Nën ajrin e javës së modës, Parisi ka pritur adhuruesit e tendencave të reja në pasarelat më kreative në botë.

Ashtu si çdo sezon edhe kësaj here emrat më në zë në botë kanë sjellë koleksionet e vjeshtës duke na bërë të qartë trendet që do të mbizotërojnë në periudhën e fundit të vitit 2019.

Christian Dior, është padyshim një nga markat që “vulos” tendencat e reja duke çuar të gjithë fanatikët e modës në një drejtim që nuk gabon.

Vejshta e 2019 është prezantuar ndryshe nga Dior, duke na sjellë disa elementë të rinj të cilët i kemi përmbledhur në listën e mëposhtme.

Veshjet bust të kombinuara me këmishë poshtë
Fundet transparente
Vijat dhe kuadratet
Rrip i trashë beli

Shihni koleksionin e ri të Dior!