“AJO NUK KA ZEMËR”/ Meghan Markle akuzohet nga motra e saj se po luan rolin e “viktimës” (FOTO) – AlpeGossip
“AJO NUK KA ZEMËR”/ Meghan Markle akuzohet nga motra e saj se po luan rolin e “viktimës” (FOTO)

“AJO NUK KA ZEMËR”/ Meghan Markle akuzohet nga motra e saj se po luan rolin e “viktimës” (FOTO)

Samanta Markle akuzoi Meghan Markle se ishte një njeri pa ndjenja në intervistën e saj të fundit. Në dokumentarin “Megan dhe Markles”, Samanta diskuton në lidhje me letrën që dukesha e Sussex i dërgoi babait të tyre, pak kohë pas dasmës me Princ Herrin.

Në letrën e pbulikuar nga “Daily Mail”, Meghan akuzonte babain e saj se i kishte copëtuar zemrën në miliona pjesë, me intervistat e dhëna në media, duke shpikur ngjarje e duke sulmuar bashkëshortin e saj.

Motra e saj, reagon për herë të parë pas publikimit të letrës, e thotë se:

“Ajo nuk ka zemër, përndryshe do kishte bërë gjithçka që ai të ndihej rehat, dhe reciprokërisht i dashur  në moshën e thyer që është”.

Pra, asaj i është thyer zemra? Jo! Babait i është thyer zemra. ajo nuk mund të sillet si një viktimë në këtë histori.”, u shpreh motra e Megan gjatë intervistës.