“PO MBULONI GJURMËT…?”/ Morena Taraku i komenton Klajdi Harunit, por çfarë mendojnë fansat – AlpeGossip
“PO MBULONI GJURMËT…?”/ Morena Taraku i komenton Klajdi Harunit, por çfarë mendojnë fansat

“PO MBULONI GJURMËT…?”/ Morena Taraku i komenton Klajdi Harunit, por çfarë mendojnë fansat

Tailanda është destinacioni ekzotik që ka bërë bashkë Klajdi Harunin dhe Morena Tarakun. Ju kemi treguar se dy këngëtarët kanë vizituar të njëjtat plazhe, hotele apo atraksione turistike të Tailandës. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë reagim nga dyshja.

Mirëpo mjaftoi një koment nga ana e Morenës që fansat të mendojnë seriozisht se dy këngëtarët janë bashkë.

Morena zgjodhi të komentojë poshtë fotos së Klajdit kështu: “O bro po si su pam na. se na knaqen me lajme na ka marrë lemza keq fare”. Këngëtarja përdor fjalën “bro” për të hequr të gjitha dyshimet e mundshme ama fansat nuk duken ta besojnë lehtë.

A me kte koment po bën kinse mbulon gjurmët aa” i shkruan një ndjekës Morenës që me siguri është “zëri” i shumë komentuesve të tjerë.

E menjëhershme ka qënë dhe përgjigja e Klajdit,: “E pra si nuk u pamë” shoqëruar me 2 emoji që shkelin syrin dhe nxjerrin gjuhën jashtë.

Klajd, Morena nëse doni të vazhdoni lojën, e të mbuloni gjurmët ne jemi këtu për t’ju ndjekur, fansat gjithashtu!