Kylie Jenner ka ndarë me fansat disa foto në pishinë me vajzën e saj Stormi. Jenner, e cila solli në jetë vajzën më 1 shkurt, festoi 7 mujorin e saj si nënë e veshur me bikini ndërsa Stormu mbante një kapele kashte në kokë. Miliarderja më e vogël në botë mendoi se foto e saj fliste sa 1 mijë fjalë ndaj nuk vendosi asnjë përshkrim, përveç një emoji zemra dhe dielli. Duket se 21-vjeçarja po e shijon shumë jetën si nënë e re.