“NUK E DI A KEMI…”/ Dafina Zeqiri bëhet nostalgjike, publikon FOTON e 11 viteve më parë – AlpeGossip
“NUK E DI A KEMI…”/ Dafina Zeqiri bëhet nostalgjike, publikon FOTON e 11 viteve më parë

“NUK E DI A KEMI…”/ Dafina Zeqiri bëhet nostalgjike, publikon FOTON e 11 viteve më parë

Postimi i fundit i këngëtares Dafina Zeqiri në Instagram na ka bërë nostalgjikë të gjithëve! Dafi ka ripostuar një shkrepje të sajën plot 1` vite më parë.

Shumë ndryshe nga sot por sërish një copë ylli, këngëtarja na u shfaq me flokët deri tek supet, me baluke, gjysmën e të cilave e kishte lyer me ngjyrë bionde.

“Nuk e di a jena kon atëherë ma të mira, a tash?”- e pyet mikesha, ndërsa Dafi ia kthen: “Edhe atehere, edhe tash”

Jemi dakord!

Në 14 prill, Dafina Zeqiri festoi 32-vjetorin e lindjes dhe Dj Geek u sigurua që të organizonte një super festë për partneren e tij. Çifti udhëtuan bashkë drejt jugut të Shqipërisë dhe në rezidencën ku ata të dy qëndruan, Dj Geek përgatiti një festë me tullumbace dhe fishekzjarre të shumta për artisten. Dj Geek kishte menduar gjithë detajet për ditëlindjen e këngëtares dhe Dafina nuk e fshehu lumturinë që ndjente për këtë moment special.

Kujtojmë se në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan ribashkimin e tyre, që fansat po e prisnin prej kohësh. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga bashkëpunimi me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat. “E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe. Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur