Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh foto nga xhirimet e spektaklit “Klanifornia” pranë aktorëve të njohur të humorit.
Së fundmi Marina ka publikuar një foto nga xhirimet e puntatës së rradhës pranë Julian Dedës dhe Gentian Zenelajt. Ajo shkruan se i zgjatet jeta duke qeshur me dyshen.
“Mua më zgjatet jeta duke qeshur me Julin dhe Gentin”, ka shkruar Marina, duke treguar se gjatë xhirimeve nuk mungon humori dhe të qeshurat.