Këngëtarja Edita Aradinovic, e cila që këndon në gjuhën serbe ka provokuar keq fansat e saj.
Teksa është pyetur nga fansat në “Instagram” për origjinën e saj, nëse është shqiptare, ajo u është përgjigjur “po”.
“A je shqiptare?”, ishte kjo pyetja e fanses, të cilës këngëtarja s’ka ngurruar t’i përgjigjet.
Edita është një këngëtare e suksesshme në Serbi, dhe një prej këngëve të saj më të njohura është “Slobodno me Rani”. Kjo këngë ka më shumë se 12 milionë klikime.