Trendi i ri i plastikës është “ÇMENDURI”, femrat heqin kofshët dhe vënë muskuj viçi – AlpeGossip
Trendi i ri i plastikës është “ÇMENDURI”, femrat heqin kofshët dhe vënë muskuj viçi

Trendi i ri i plastikës është “ÇMENDURI”, femrat heqin kofshët dhe vënë muskuj viçi

Një prirje e re e kirurgjisë plastike po përhapet me shpejtësi në Hollywood, teksa femrat vazhdojnë me përpjekjet e tyre të pandërprera për përsosmëri.
“Thighlighting”/“Bërja e kofshës” është një nga procedurat më të fundit të kozmetikës, ku gratë kërkojnë gjymtyrë të ngushta si Bella Hadid apo Jennifer Lopez.

Është më shumë se një grim i thjeshtë, “thighlighting” apo “bërja e kofshëve”, u jep femrave një përmirësim të plotë të këmbëve dhe ky proces përbëhet nga një numër operacionesh të dhimbshme dhe invazive.

Bërja e kofshëve mund të përfshijë një kombinim të heqjes së kofshëve, impiante të muskujve të viçit duke konturuar deri në detaje anën e brendshme dhe atë të jashtme të kofshëve.

Sipas kirurgut Dr. Gabriel Chiu në Beverly Hills, kjo është një prirje e frymëzuar nga Angelina Jolie dhe Kendall Jenner, të cilat rregullisht veshin fustane me të çara të larta dhe shkëlqejnë në parakalimin e tapetit të kuq.

Gjatë viteve të fundit shumë femra janë fiksuara të shfaqin kofshët e tyre në ekspozime seksi.

Dr. Esho nga Londra ka thënë për “The Independent”:

Kur forma e kofshëve konturohet saktë ndihmon në zgjatjen e këmbëve, duke krijuar një siluetë të dëshirueshme. Këmbët duken më të gjata dhe trupi më i mprehtë.”
Natyrisht, këto trajtime kushtojnë pak. Ndërsa kostoja përfundimtare varet nga teknika e përdorur, Esho shpjegoi se procedura e plotë e “thighlighting” mund të kalojë edhe shifrën 7.000 paund.

Ajo çfarë mund të thuhet është se “çmenduria” për t’u dukur bukur nuk di të ndalur në këtë “botë spektakli”.