“SI NDIHEM UNË KUR SHOH LAJMET”/ U përfol se kishe nisur një romancë me një gazetare, reagon Olsi Bylyku – AlpeGossip
“SI NDIHEM UNË KUR SHOH LAJMET”/ U përfol se kishe nisur një romancë me një gazetare, reagon Olsi Bylyku

“SI NDIHEM UNË KUR SHOH LAJMET”/ U përfol se kishe nisur një romancë me një gazetare, reagon Olsi Bylyku

Olsi Bylyku ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi fillimisht për ndarjen nga ish-partnerja e tij Egli Tako për të pasuar me bujën e madhe që bën aludimet për lidhjen e tij të re me një gazetare.

Olsi u përfol shumë në rrjet aq sa për disa ditë titujt kryesor të mediave rozë mbanin emrin e tij.

Së fundmi këngëtari ka postuar një story në faqen e tij të instagramit ku shkruan: Si më duket vetja kush shof lajmet…Këtë fjali artisti e lidh me tekstin e këngës që dëgjohet në makinën e tij.

 

 

“Një në Itali një në Gjermani, një është kaçurrelse një është bjonde 7 kushërira” -dëgjohet teksti i këngës në sfond.

Kjo ishte një ironi nga Olsi për të gjitha lajmet që qarkullonin në media për një apo disa lidhje të tij. Pasi shumë emra u aluduan si partneret e artistit.

Ky reagim i Olsit vjen pas disa javësh nga përhapja e thashethemeve në media se ai kishte krijuar një lidhje dashurie me bjonden e cila me profesion është gazetare.

  • foto galeri
  • foto galeri