RINA THA SE ËSHTË E DOBËT NË MUZIKË/ Baby G e turpëron publikisht (VIDEO) – AlpeGossip
RINA THA SE ËSHTË E DOBËT NË MUZIKË/ Baby G e turpëron publikisht (VIDEO)

RINA THA SE ËSHTË E DOBËT NË MUZIKË/ Baby G e turpëron publikisht (VIDEO)

Duket se gjakrat janë nxehur sërish… Mbrëmë e ftuar në “Shiko kush luan” ishte reperja Rina Balaj, e cila kur u pyet të zgjidhte mes 4 këngëtarëve atë më të dobëtin ajo gjuajti tek fotoja e reperes Baby G.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak ish- anëtares së On Records dhe ka postuar në Instagram një video me momentin kur Rina gjuan tek fotoja e saj dhe më pas shfaqet duke e përqafuar në një moment më vonë.

“Si mundet dikush të jetë një fans dhe të të urrejë? Më vjen keq që e ke ul veten kaq poshtë On Records asgjë më shumë. E gjithë dashuria ime me fakte dhe më kthe xhinset e mia …” – shkruan Baby G në videon e publikuar.

Gjithashtu në foton ngjitur ajo publikoi edhe mesazhet që Rina i dërgonte në Instadirect duke i thënë që e dontë shumë dhe i mungonte.