“DUA QË TË KEM NJË…”/ Arjola Demiri zbulon a është gati për një lidhje të re dashurie – AlpeGossip
“DUA QË TË KEM NJË…”/ Arjola Demiri zbulon a është gati për një lidhje të re dashurie

“DUA QË TË KEM NJË…”/ Arjola Demiri zbulon a është gati për një lidhje të re dashurie

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila ka disa javë që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka folur shumë rreth jetës së saj private. Ajo nuk ka ngurruar që me banorët të ndajë edhe historinë  saj ë dashurisë me ish-bashkëshortin.

Arjola ka rrëfyer para banorëve dhe publikut se ajo e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, derisa erdhi një moment që nuk ka duruar dhe pavendosur që të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët

“Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende”/ Arjola Demiri zbulon a

Aktorja mjaft e dashur për  publikun ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhunonte fizikisht.

Por edhe pse kanë kaluar disa vite, Arjola ka zbuluar se ende po lufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve.

“Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende”/ Arjola Demiri zbulon a

Përveç kësaj histori dashurie, ajo nuk ka bërë publike asnjë romancë tjetër. Por mbrëmjen e djeshme, teksa bënin lojën e sinqeritetit, Einxhel vendos që t’i bëjë këtë pyetje Arjolës: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po”, u përgjigj aktorja e njohur.