DERI KU ARRIN NEGATIVITETI/ Hidhini një sy profilit të Dojna Memës në Instagram – AlpeGossip
DERI KU ARRIN NEGATIVITETI/ Hidhini një sy profilit të Dojna Memës në Instagram

DERI KU ARRIN NEGATIVITETI/ Hidhini një sy profilit të Dojna Memës në Instagram

Ditën e djeshme moderatorja Dojna Mema postoi në Instagram veprën  ‘L’origine du monde’ të Gustave Courbet të shkrepur gjatë udhëtimit të saj në Francë. Fotoja e publikuar mori reagime të shumta dhe u bë menjëherë temë debati në sektorin e komenteve (kliko këtu).

Komentet dhe kritikat ndaj moderatores ishin të pafundme e duhet thënë se shumica prej tyre janë të shkruara nga gjinia femërore. Ky detaj është vënë re edhe nga ana e Dojnës e cila ka publikuar në profilin e saj, një pjesë të komenteve të cilat i ka vendosur në kornizë- ashtu siç ishte dhe vepra  ‘L’origine du monde’, duke shkruar: Gëzuar 8 marsin” !

Veç komenteve të mbushura me injorancë të tejskajshme për një vepër arti që ndodhet në një nga muzetë më të famshëm në botë, ka edhe nga ata që i përmendin të atin e ndjerë. Askush nuk i jep dot një përgjigje pyetjes se ku e mbajnë njerëzit gjithë këtë negativitet në atë trurin e tyre aq të vogël.

Mënyra se si Dojna vendosi ti kthejë përgjigje komenteve të bëra nga gjinia femërore, është shumë ironike për atë që arrin të kuptojë. Sigurisht që ata që kanë lënë “mllefin” e jetës së tyre boshe në foton e një vepre arti nuk do e kuptojnë kurrë nivelin e tyre të budallallëkut por gjithsesi Dojna vendosi t’i nxjerrë (të paktën një herë në jetë) në tabelë të nderit. /News31.al/