DO TË JESH NJË NUSE DIMRI? Ky është fustani që duhet të veshësh në dasmë – AlpeGossip
DO TË JESH NJË NUSE DIMRI? Ky është fustani që duhet të veshësh në dasmë

DO TË JESH NJË NUSE DIMRI? Ky është fustani që duhet të veshësh në dasmë

Dasmat në dimër nuk preferohen shpesh dhe të gjithë e dimë pse. Shiu, era, i ftohti, qielli i zymtë. Dimri s’është atmosferë festive në përgjithësi dhe kush do që ditën më të lumtur të jetës t’ia prishë një rrebesh i papritur apo një stuhi që i bën të ftuarit të shqetësohen për shtëpitë e tyre. Sidoqoftë, ca çifte zgjedhin të lidhin kurorë gjatë muajve të ftohtë.

Ju prezantojmë me fustanin e nusërisë nga koleksioni i vjeshtë ready-to-wear 2020 i Off-White. Drejtori kreativ, Virgil Abloh, u distancua nga etiketimi i streetwear dhe u fokusua te rrobat që s’janë thjesht rroba. “Frymëzimi dhe motivimi im është humaniteti,” tha ai për Vogue.

Nuset që martohen në dimër duhet të kenë parasysh

Ky fustan i modeluar nga Gigi Hadid është perfekt për një dasmë dimërore sepse ka një detaj bluze me kapuç, që gjithashtu nuk lejon depërtimin e ujit. Nusja duhet të dalë jashtë për një punë të shpejtë? Mjafton të vërë kapuçin dhe s’i prishen as flokët, as grimi.

Nuset që martohen në dimër duhet të kenë parasysh

Nuset që martohen në dimër duhet të kenë parasysh

Nusja do një dizenjo të veçantë që s’e ka veshur kurrë më parë sepse ajo s’është si të tjerat? Absolutisht, askush tjetër s’e ka veshur këtë fustan. Nusja ndjek traditën amerikane e të mbathurit ose mbajturit me vete diçka blu ditën e dasmës? Ky fustan është blu!

Nuset që martohen në dimër duhet të kenë parasysh