Njihuni me 13 rregullat e veshjes që çdo njeri duhet ti mësojë një herë në jetë (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me 13 rregullat e veshjes që çdo njeri duhet ti mësojë një herë në jetë (FOTO)

Njihuni me 13 rregullat e veshjes që çdo njeri duhet ti mësojë një herë në jetë (FOTO)

Të gjithë e dimë që duhet të bazohemi në disa rregulla kryesore për veshjen tonë. Këtu nuk futet vetëm kombinimi i ngjyrave apo veshjeve me njëra-tjetrën, por janë disa rregulla strikte të cilat nuk kanë ndryshuar dhe nuk mund t’i ndryshojmë as ne.

Më poshtë do të shihni se për cilat bëhët fjalë dhe është e sigurt që disa prej tyre i keni ditur mjaft mirë.

Butoni i mesit i xhaketës duhet të jetë gjithmonë i mbyllur, në mënyrë që xhaketa të rrijë mirë.

Kur vesh bluzë me kopsa, nuk duhet të zbërthesh më shumë se dy prej tyre.

Do të dukesh mjaft e ngarkuar nëse vendos vëthë, byzylyk, varëse dhe unazë, kështu që zgjidh vetëm dy prej tyre dhe kombinoji me njëra-tjetrën.

Kravata nuk duhet të jetë as më e gjatë dhe as më e shkurtër se rripi juaj.

Në qoftë se vesh fustan të shkurtër duhet të kesh dekolte të mbyllur, nëse dekolteja është e hapur fustani duhet të jetë i gjatë në mënyrë që veshja juaj mos të duket vulgare.

Nëse vesh këmishë pa xhaketë, kravata nuk është e nevojshme.

Në qoftë se fut këmishën në pantallona duhet të vendosësh patjetër rrip.

Në qoftë se bluza juaj është e shkurtër vishni kanotiere poshtë, sepse barku jashtë nuk do të duket bukur.

Rripi duhet të jetë një ngjyrë me këpucët tuaja.

Hiqni të gjitha etiketat në veshjet tuaja.

Mos vishni larmishmëri printesh, kombinoni dy printe të së njëjtës ngjyrë.

Zgjidhni çorape të gjata nëse keni veshje serioze.

Mos shkoni në zyrë me kanotiere me rripa të hollë, por mbuloni shpatullat dhe dekoltenë.