Një zemër në “inbox” nga Stefano Gabbana/ Zgjimi i veçantë i Rozana Radit në Itali (FOTO) – AlpeGossip
Një zemër në “inbox” nga Stefano Gabbana/ Zgjimi i veçantë i Rozana Radit në Itali (FOTO)

Një zemër në “inbox” nga Stefano Gabbana/ Zgjimi i veçantë i Rozana Radit në Itali (FOTO)

Ditëve të fundit këngëtarja e njohur Rozana Radi është duke kaluar pushimet në Itali, konkretisht në Capri, një ndër destinacionet më të preferuara në të gjithë Europën.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto, teksa ka vizituar dyqanin e “Dolce & Gabanna” dhe shkruan:

“Capri nuk është Capri pa D&G”, – në të cilën ka etiketuar pronarin e firmës së njohur, të famshmin Stefano Gabanna-n.

Mëngjesin e sotëm këngëtarja ka marrë një surprizë të cilën e ka ndarë menjëherë me ndjekësit në rrjetet sociale. Ka qenë pikërisht Stefano Gabbana i cili i ka dërguar një zemër tek postimi dhe foton e Rozit e ka publikuar në Instastory-n e tij.

“Nuk ndodh përditë të të dërgojë një zemër Stefano Gabanna. Sot u zgjova kështu”.- shkruan Rozi përbri fotos së inbox-it të saj.

Epo, kjo është diçka e veçantë dhe këngëtarja me të drejtë e ka ndarë… jo kushdo mund të zgjohet nga Stefano Gabbana.