“INJORANT GJITHË JETËN”/ Noizy e bën ndjekesin të pendohet për fjalët që i tha (FOTO) – AlpeGossip
“INJORANT GJITHË JETËN”/ Noizy e bën ndjekesin të pendohet për fjalët që i tha (FOTO)

“INJORANT GJITHË JETËN”/ Noizy e bën ndjekesin të pendohet për fjalët që i tha (FOTO)

Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, emrin e të cilit mbajnë hitet si “Toto”, “Grande”, “Midis Tirone” etj.

Ai numëron plot 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ku ka ndarë së fundmi një foto me një mbishkrim pikant.

“Përshëndes mësuesit që më ngelën në shkollë.”- janë fjalët e Noizyt në foto, duke lënë të kuptohet që tashmë ia ka dalë në jetë.

“Ti mund të kesh lek sa të duash, por injorant je gjithë jetën.”- i shkruan një ndjekës, të cilin reperi me siguri e ka bërë të pendohet për fjalët që i tha.

“Ti bën follow një injorant.”- shkruan Noizy në koment, duke i bashkëngjitur një emoji me duartrokitje.