Zbulohet arsyeja përse Kourtney Kardashian u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri – AlpeGossip
Zbulohet arsyeja përse Kourtney Kardashian u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri

Zbulohet arsyeja përse Kourtney Kardashian u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri

Kourtney Kardashian u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri, Younes Bendjima pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar.

Burime të afërta me yllin e Kardashianëve thonë se kriza nisi një muaj më parë pas pushimeve të çiftit në Itali.

Pas udhëtimit të tyre romantik, Younes, 25 vjeç, u largua për një pushim tjetër, ku thuhet se e tredhtoi të dashurën 39-vjeçare, e cila me sa duket nuk e toleroi.

TMZ shkruan se kriza nisi pas komenteve në Instagram të Younes për Kourtney-n muajin e kaluar. Nëna e dy fëmijëve kishte ekspozuar të pasmet dhe të riut thjesht nuk i pëlqeu ajo foto:

“Kjo është ajo që duhet të tregosh për të marrë pëlqime?’, e pyeti ai.

Younes nuk ka postuar asnjë foto të Instagram që nga 2 korriku kur ai ndau një foto me Kourtney-n nga pushimet e tyre mesdhetare.

Younes u fotografua dy ditë më parë më modelen zeshkane Jordan Ozuna në Meksikë e cula ka qenë e lidhur me Tyga-n pas ndarjes së tij nga Kylie Jenner vitin e kaluar.